Zyrtari policor i cili dyshohet se plagosi dy persona në Dragash është suspenduar menjëherë pas veprës që ka kryer.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.
“Është suspenduar menjëherë, çka ndodh më pas janë procedura që i takojnë Inspektoratit Policor të Kosovës dhe prokurorisë”, tha Osmanollaj.
Sipas informacioneve të deritashme, polici i stacionit policor në Prizren kishte plagosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur për çështje materiale.