Një rrahje mes shtatë personave ka ndodhur në rrugën “19 Qershori” në Podujevë.
Rrahja ka ndodhur në Emergjencën e Podujevës, ndërkohë që janë përfshirë shtatë qytetarë.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka thënë se një i lënduar është dërguar në QKUK.
“Është raportuar se shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovar derisa ishin duke pritur radhazi për t’u kontrolluar në emergjencën e Podujevës, si pasoj e një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti ku katër prej tyre janë shoqëruar në polici ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime trupore , dy nga ata janë duke u trajtuar në QKMF në Podujevë ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia.