Një aksident në mes trenit dhe një kamionete ka ndodhur në orët e hershme të së premtes në komunën e Fushë Kosovës.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar për media edhe zëdhënësja e PK-së në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informtën për një aksident trafiku në rrugën Pajazit Islami në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet (kamionetë).
Bazuar në të dhënat fillestare lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njëjti i trafikut rrugor”, tha ajo.