Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një rast të kanosjes në Istog.
Një femër ka njoftuar policinë se një person i panjohur ka hyrë në banesën e saj dhe e ka kërcënuar duke i kërkuar para.
Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se një person i panjohur ka hyrë në banesë e saj dhe e ka kanosur me thikë duke i kërkuar para, pasi viktima nuk ka pasur para për ti dhënë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, njofton policia e Kosovës.