Një person është therur me thikë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë në mëngjesin e së premtes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tregon se 58 vjeçari i therur është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
“Rreth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë) i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tregoi Zahiti.
Zahiti tregon se policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.