Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec të Fierit, ku një 25-vjeçar rrahu dhe më pas goditi për vdekje babanë e tij.
Burime zyrtare nga policia thanë se autori i krimit është 25-vjeçari Erdis Rapi.
Ky i fundit goditi me shkop babain e tij, 52-vjeçarin Dhori Rapi, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në vend.
Sipas informacioneve për mediat, të dy babai dhe djali kanë vuajtur nga probleme mendore.
Aktualisht 25-vjeçari është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariat.