Një veturë në lëvizje ka goditur një të mitur derisa ishte duke e drejtuar biçikletën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Rreth orës 17:00, në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veture dhe një biçiklisti (i mitur).
Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesi i biçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.