Një e mitur nga Prishtina dhe një nga Klina janë raportuar të zhdukura.
Mëngjesin e së enjtes, një baba nga Klina ka njoftuar Policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Fsh. Klinafc, Klinë 04.03.2021-08:00.Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.
Tjetri rast ka ndodhur mesditën e së premtes në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Babai ka bërë të ditur se vajza e tij e mitur pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer më në shtëpi.
“Fsh. Hajvali, Prishtinë 05.03.2021-11:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur, pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vend-ndodhje e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.