Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje një person me dyshime për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur në Istog e Viti vitin e kaluar.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar dje dhe është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka dhënë më tepër detaje për rastin në fjalë.