Një punëtor përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi.
I njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë.
Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.