Policia ndalon një motoçiklist, tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë

Kronikë e zezë

Policia ndalon një motoçiklist, tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një motoçiklist ditën e diel, pasi që i njëjti kishte tentuar ta kaloj ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 12:00.

“Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar një motoçiklist pasi që i njëjti ka tentuar që përmes rrugëve ilegale të kaloj kufirin Shqipëri- Kosovë”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat