Një përleshje mes Policisë së Kosovës dhe pronarëve të restoranit “Peshku” në Pejton të Prishtinës ka ndodhur para pak minutash.
Sinjali mëson se arsyeja e përleshjes ishte mosrespektimi i masave antiCOVID, me ç’rast ka mbetur i lënduar edhe zyrtari policor, Amir Hoxha.
Përveç tij, burimet medias njoftojnë se ka të lënduar edhe nga pala tjetër, pra nga restoranti.
Sipas këtyre burimeve, të lënduarit janë dërguar në Emergjencë të QKUK-së për trajtim mjekësor.