Në orët e pasdites në rrugën “Bahri Kuqi”, në Vushtrri, një qytetar ka raportuar se ishte rrahur nga disa persona.
Ai ka raportuar në polici se disa persona kryesisht të rinj , i kishin qëndruar pranë.
Ndërsa njëri prej tyre e kishte goditë me boks në fytyrë e më pas gjithë të tjetër kishin ikur.
Siç njofton policia viktima në këtë rast kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.