Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën Gjakovë-Prizren.
Një dëshmitar i rastit ka thënë se ka edhe të lënduar, gjersa tregoi se në vendin e ngjarjes ka dalë autoambulanca dhe Policia e Kosovës.
Si pasojë e aksidentit janë krijuar edhe kolona të gjata në këtë rrugë.
Po ashtu, shihet se veturat e aksidentuara janë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.