Një tjetër shqiptar është arrestuar si i implikuar në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Në sajë të operacionit TIBUS, është vënë në pranga Andi Veshaj, 30 vjeç. Veshaj është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.
Pesë persona u arrestuan në Vlorë ndërkohë që Veshaj u shpall në kërkim me akuzën se kanë qenë pjesë e një rrjeti kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Në total gjatë operacionit ”Tibus” janë vënë në pranga 27 janë shqiptarë, 23 nigerianë, italianë e 1 shtetas nga Gambia ndërkohë që pjesë e grupit ishin edhe tri janë femra.