Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Prishtinë-Shkup.
Në pamjet që kanë ardhur në adresë të medias shihet se veturë është aksidentuar në afërsi të fshatit Babush.
Aktualisht nuk raportohet për të lënduar.
Kushtet e vështira të motit kanë vështirësuar sot qarkullimin e veturave, derisa mot i tillë është parashikuar të mbajë edhe në orët në vazhdim.