Policia në Pejë ka arrestuar personin me inicialet E.H. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Tentim vjedhja kishte ndodhur në nëntorin e vitit të kaluar në rrugën “Bukureshti” në Pejë.
“Stacioni Policor në Pejë, me datë 21.11.2020, është informuar se në rrugën ‘Bukureshti’ në Pejë, ka ndodhur një tentim vjedhje e rëndë. Personi i dyshuar me qëllim të përfitimit në mënyrë te kundërligjshme, ka depërtuar rrethojat e oborrit në shtëpinë e viktimës me qellim të kryej vjedhje, pasi që është vërejtur nga pronari i shtëpisë, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Hetuesit e Stacionit Policorë nё Pejё, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, tё cilёt kanё marrё masat e nevojshme pёr identifikimin e tё dyshuarit. Pas njё pune intensive operativo-hetimore, me datë 09.03.2021, kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojnё tё dyshuarit: E.H. i lindur më 2000
I dyshuari dyshohet se ka kryer edhe vepra penale të vjedhjeve në zonën e qytetit të Pejës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, thuhet në komunikatë.