Tre persona të lënduar në aksidentin në Gllobar

Kronikë e zezë

Tre persona të lënduar në aksidentin në Gllobar

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Ne kemi raportuar më parë për një aksident në rrugën Drenas-Skenderaj, më konkretisht në fshatin Gllobar.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se tre persona janë lënduar.

“Rreth orës 12:30, në rrugën Drenas -Skenderaj ka ndodhur një aksident komunikacion midis dy automjeteve në levizje.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

Me rastin po merren njësitet policore të trafikut rrugor”, tha zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat