Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar pesë raste me dhunë në familje, katër nga rastet kanë qenë dhunë ndaj bashkëshorteve.
Gjatë javëve të fundit numri i rasteve me dhunë në familje është rritur dukshëm, vetëm gjatë 24 orëve janë bërë të ditura pesë raste nga raporti policor.
“Mitrovice Jugu, 10.03.2021 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Podujevë, 09.03.2021 – 22:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Podujevë, 10.03.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Prizren, 10.03.2021 – 10:48. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur me mjet të mprehtë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin Policor.
Ndërsa edhe një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Komunën e Prizrenit, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 6 orë.
“Prizren, 10.03.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 6 orë.”