Në orët e para të pasditës së sotme ka ndodhur një vetëaksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, gjegjësisht në Veternik.
Si pasojë, katër persona janë lënduar, për t’u dërguar më pas për trajtim mjekësor.
Këtë e konfirmoi edhe zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti”, ka thënë Ahmeti.