Mesditën e enjte është zbuluar edhe një lokal ku luhej bixhoz nga disa persona. Policia ka konfiskuar disa pajisje, derisa dy të dyshuar pas intervisimit janë liruar me urdhër të prokurorit pë organizim të bixhozit në gjykatë.
Policia njofton se në rrugën "Agim Ramadani" në Mitrovicë, me 11 mars rreth orës 13:17, është raportuar se njësiti policor gjatë patrullimit kishte hasur në një lokal të hapur në të cilin lokal kishin qenë duke u luajtur lojëra të fatit.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar tre televizorë, një shtëpizë e kompjuterit me monitor dhe një mini printer.
Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt për veprën organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.