Pak më herët media raportoi për një dhunë në familje që ka ndodhur dje në Prishtinë. Një tjetër, poashtu ka ndodhur edhe në Podujevë.
Të dyja rastet janë kur burrat ushtruan dhunë ndaj grave.
Kjo e fundit, siç mëson media, ka ndodhur dje rreth orës 02:00 në Podujevë në rrugën “20 Qershori”.
Media ka mësuar prej burimeve se i dyshuari, ish-bashkëshorti i saj, i ka shkuar dje në banesë dhe e ka rrahur, duke i shkaktuar lëndime trupore. Ajo më vonë ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari, siç bëjnë të ditura burimet, është vetëparaqitur në Stacionin Policor dhe gjatë intervisimit e ka mohuar akuzën ndaj tij.