Një i dyshar nga Ferizaj rreth mesnatës të së enjtes ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij pa ndonjë arsye.
E familjarët duke parë gjendjen e tij kanë lajmëruar forcat e rendit, të cilat kanë arrestuar të dyshuarin e i cili me vendim të prokurorit është ndaluar.
Policia njofton se në Ferizaj me 11 mars rreth orës 23:30, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprat dhunë në familje e kanosje.