Janë arrestuar dy persona pasi nën ndikim të alkoolit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. të cilët ishin duke marrë masa në lidhje me moszbatimin e ligjit anti-COVID.
Zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe atyre iu është ofruar ndihma mjekësore, njofton raporti 24 orësh i policisë.
"Rr. Fehmi Agani, Prishtinë, 12.03.2021-22:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërmarrjes se masave në lidhje me moszbatimin e ligjit anti-COVID.
Zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe te njëjtëve iu ka ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij, të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje", njofton policia.