Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje rreth orës 04:00 të mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit”, shkruan Arbresh.info.
Ky është raporti i plotë nga policia:
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
Aeroporti i Prishtinës 13.03.2021 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte prezantuar pasaportën e R. Shqipërisë, të vendosur një leje qëndrimi të Shtetit të Greqisë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është konfiskuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.