Vdes gruaja në spital privat në Prishtinë, rasti po hetohet si i dyshimtë

Kronikë e zezë

Vdes gruaja në spital privat në Prishtinë, rasti po hetohet si i dyshimtë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Një vdekje e dyshimtë është raportuar së fundmi në Policinë e Kosovës.

Nga familjarët është raportuar se një femër ishte dërguar për tretman mjekësor, me ç’rast kishte ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në njërin prej spitaleve private që ndodhet në drejtim të Veternikut, saktësisht në rrugën e ‘Shkupit’ në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat