Vdes një femër, ishte aksidentuar më 3 mars dhe po trajtohej në QKUK

Kronikë e zezë

Vdes një femër, ishte aksidentuar më 3 mars dhe po trajtohej në QKUK

Më: 15 mars 2021 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ishte shkaktuar me datën 3 të këtij muaji në Prizren.

Raportohet se mbrëmë në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda, ka ndërruar jetë viktima femër.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Mejdani i Shkodrës, Prizren, -03.03.2021-13:40. Raportohet se me datë 14.03.2021 në QKUK –Prishtinë si pasojë e lëndimeve të rënda, ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar edhe 9 aksidente me të lënduar dhe 22 të tjerë me dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 253 tiketa trafiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat