Është arrestuar një shtetas i huaj në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, pasi që tek ai është gjetur dhe konfiskuar një telefon që i është vjedhur një femre dy ditë më parë.
Policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar menjëherë prokurori.
Ky i fundit ka urdhëruar se i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.