Dy persona të dyshimtë janë shoqëruar në stacion policor, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e kërpudhave shampinjon.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në Terminalin Doganor.
Ngjarja u raportua të ketë ndodhur në fshatin Koretin, të Komunës së Kamenicës.