Një burrë në Ferizaj ka tentuar të bëjë vetëvrasje.
Dje në orët e mbrëmjes në fshatin Greme të Ferizajt, një person ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.
Burimet e medias brenda policisë thonë se një burrë është dërguar për trajtim mjekësor në spital, pasi që i njëjti dyshohet se në rrethana të panjohura ka tentuar të bëjë vetëvrasje.
Lidhur me këtë rast, të njëjtat burime njoftojnë se kanë filluar hetimet.