Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të martën.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ishte dërguar nga familjarët e tij në QKUK, ku më pas ndërroi jetë.
Njësitet policore ishin në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin.
Ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.