​Vdekje e dyshimtë në Kaçanik

Kronikë e zezë

​Vdekje e dyshimtë në Kaçanik

Më: 17 mars 2021 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Kaçanik.

Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë, ndërkaq me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

“Është raportuar se ne shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat