Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:20 në rrugën “Fehmi Agani”, në Istog.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar viktima-shoferi mashkull kosovar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.