Dy të rinj kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Shijak të Durrësit, si pasojë e një aksidenti.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në Sallmone, ku janë përplasur një mjet tip “Opel” me një mjet tip “Benz”.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i “Benz”, 22-vjeçari me inicialet B.N dhe pasagjerja, E.R, po 22 vjeç. Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 17.03.2021, në orën 16:15, në Sallmone, Shijak, shtetasi M. M., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Opel", është përplasur me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin B. N., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.