Një incident zjarri ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.
Si pasojë e këtij zjarri, disa nga banorët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve të shkaktuara nga tymi.
Detaje rreth rastit për median ka zbuluar edhe Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 20:30, është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.”, thotë Ahmeti.
Tutje ajo tha se disa pacientë janë duke u trajtuar nga prolemet që u janë shkaktuar nga tymi.
Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( probleme që janë shkaktuar nga tymi)”, tha Ahmeti.