Orët elektrike të një objekti banesor në Fushë Kosovë janë përfshirë nga zjarri sot në orët e mbrëmjes.
Sipas mjekut kujdestar në Qendren e Mjekësisë Familjare në këtë qendër janë trajtuar dy raste.
Si pasojë e tymit të madh, ndihmë ka kërkuar një grua shtatzënë për shkak të problemeve me frymëmarrje.
Ndihmë ka kërkuar edhe një polic i cili po ashtu kishte probleme me frymëmarrje teksa po i ndihmonte banorët që të largoheshin nga banesat e tyre.
E lidhur me këtë rast detaje ka dhënë një banorë i kësaj hyrje.
Ai në Edicionin Special tha se nga tymi i madh e kishin të pamundur të dilnin nga banesa.
” Ngjarja ka ndodhur pas orës 19:00, kemi qënë në katin e parë në banesë. Kemi qenë gjashtë anëtarë brenda banesës. E kam dëgjuar një zhurmë që ka kërcitur, është ndal rryma. Pas nja tre ose katër minutave kam dal në ballkon”.
“I kam parë zjarrfikësat dhe policinë. Kam tentuar e kam hapur derën. S’ka pasur shance të dal nga banesa prej tymit. Më vonë ka ardhur një polic, i cili ka trokitur në derë dhe na ka thënë që të dalim në ballkone”.
“Tymi ka hyrë brenda. Të lënduar nuk kemi. Dëmet materiale po i shihni edhe vet. Ne kemi qëndruar në ballkon. Nuk kemi pasur mundësi të dalim nga tymi i cili e kishte përfshirë tërë vendin. Tym i zi. Ne kemi qëndruar aty për 1 orë”.
“Tash së voni jemi dalë jashtë. Erë ka ende brenda. Ne kemi ardhur për pushime këtu. Unë duhet të shkoj tek vëllau që sonte të qëndroj aty e edhe shumica e banorëve kanë shkuar tek të afërmit e tyre”.