Gjatë ditës së djeshme gjatë një kontrollit në shtëpinë e një të dyshuarit mashkull është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë dy tytëshe, 22-fishekë cal-16, dhe një imitim i armës së gjatë e punuar nga materiali letër.
Kjo ishte bërë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Ky është njoftimi i plotë:
“Poklek i vjetër, Drenas 17.03.2021-06:45. Me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë dy tytëshe, 22-fishekë cal-16, dhe një imitim i armës së gjatë e punuar nga materiali letër. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”.