Tre të lënduar në një aksident në Gllamnik të Podujevës

Kronikë e zezë

Tre të lënduar në një aksident në Gllamnik të Podujevës

Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Në aksident ishin të përfshira dy automjete në lëvizje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 14:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat