Një tjetër aksident ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugorë Prishtinë-Podujevë, si pasojë e një aksidenti mes tre veturave, pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë ( në fshatin Lluzhan) ka ndodhur një aksident rrugor në mes tri automjeteve në lëvizje”, ka bërë të ditur, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat e tanishme, janë lënduar pesë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, theksoi Flora Ahmeti.