Ushtroi dhunë në familje, 32-vjeçari kërcënoi policinë me armë kur shkuan ta arrestonin

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë në familje, 32-vjeçari kërcënoi policinë me armë kur shkuan ta arrestonin

Më: 18 mars 2021 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar është arrestuar sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, pasi dyshohet për dhunë në familje dhe kanosje.

32-vjeçari ka tentuar t’i shmanget arrestimit duke i kërcënuar policët me armë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ajo është shprehur se personi ka qenë i armatosur dhe ka pasur sjellje agresive, por policia së pari ka bërë sigurimin e plotë të familjarëve.

Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një rast të dhunës në familje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat fillimisht kanë bërë sigurinë e plotë të familjarëve, pasi që personi i dyshuar (i armatosur) kishe sjellje agresive”, ka thënë Ahmeti.

Ajo thotë se pasi është arrestuar K.M, është sekuestruar edhe një armë zjarri.

“I dyshuari : K.M. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka tentuar që duke kërcënuar me armë zyrtarët policorë t’i shmanget arrestimit. Mirëpo, Njësiti i Reagimit të Shpejtë, pas negociimit të gjatë profesional (rreth një orë) me personin e dyshuar, ka arritur të arrestojë të dyshuarin dhe të sekuestrojë një armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes po vazhdon kontrolli dhe ekzaminimet e nevojshme policore, ndërkohë që në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thotë Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat