Një e mitur nga fshati Murg i Skenderajt ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person me vetëdëshirë, në një rast që paraprakisht ishte kualifikuar si ‘Dhunë’.
Siç mëson media, e mitura madje paraprakisht kishte kryer edhe ekzaminim gjinekologjik për të mësuar nëse kishte mbetur shtatzënë në bazë të dyshimit se ishte keqtrajtuar seksualisht.
Por, e njëjta në prani të punëtorit social dhe nënës ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me vetëdëshirë.
Rasti po vazhdon të hetohet.