Një punonjës në një laborator është ankuar në Polici se pronari i një laboratori tjetër po falsifikon testet për Covid-19.
Nga mashtrimi me teste, i dyshuari mashkull e përdoret emrin e laboratorit të ankuesit.
Sipas PK-së, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë:
“Prishtinë, 19.03.2021-15:10. Ankuesi kosovar, pronar i një laboratori, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke falsifikuar testet për Covid 19 duke përdorur emrin e laboratorit të tij. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.