Një këmbësor goditet nga vetura në Ulpianë

Kronikë e zezë

Një këmbësor goditet nga vetura në Ulpianë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prishtinës, me ç’rast ka njoftuar se me rastin po merret Njësiti i Trafikut.

“Sot rreth orës 12:30, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur nje aksident rrugor ku është përfshirë një veturë në levizje dhe një këmbësor.

Si pasojë lendime trupore ka marr këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat