Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një femër nëpërmjet telefonit.
Arrestimin i tij është bërë në fshatin Bellopojë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Fsh. Bellopojë, Podujevë 20.03.2021 – 11:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare.
Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK.