Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Mitrovicën e Veriut pasi që e njëjta e ka sulmuar me mjete të forta bashkëshortin e saj.
Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Mitrovice Veri 21.03.2021 – 20:53. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshortin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.