Derisa policia po parrulolonte në autostradën Ibrahim Rugova afër kufirit me Shqipërinë, kanë zbuluar se 5 persona duke u futur në një makinë.
Policia gjatë kontrollimit ka zbuluar se ata kishin kaluar kufirin ileglaisht nga Shqipëria drejt Kosovës.
Ngasësi i veturës është ndaluar, derisa automjeti është sekuestruar.
Policia njofton se në autostradë me 23 mars rreth orës 04:00 njësia policore e cila ishte në vëzhgim në afërsi të autostradës Ibrahim Rugova –afër Pikë Kalimit Kufitar Vermicë, ka vërejtur pesë persona refugjat të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i R. së Shqiperisë në R. e Kosovës, duke hy në një automjet i cili dyshohet se ishte në pritje.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe është njoftuar prokurori i krimeve të rënda, me vendim të cilit i dyshuari është ndaluar dhe automjeti i tij është sekuestruar.
Lidhur me rastin janë njoftuar njisiti i migrimit dhe njisiti i hetimeve regjionale për procedura të mëtejme hetimore si kontrababdim me migrant.