Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
“Lagjja e Kuvajtit, Podujevë 22.03.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policore, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.