Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që është shkaktuar mbrëmjen e së martës mes trenit dhe një furgoni.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 18:10, treni qarkullonte në relacionin Prishtinë-Pejë, pikërisht në fshatin Videj, e ka goditur një kombi, me ç’rast lëndime kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Në vend ngjarje kanë dalë hetuesit e aksidenteve për shikuar rrethanat e aksidentit”, ka bërë të ditur Gashi.