Një taksist në Prishtinë mbrëmë rreth orës 21:20 u sulmua nga një pasagjer i cili i vodhi një shumë të caktuar parash.
Burimet e medias brenda Policisë njoftojnë se derisa taksisti ishte duke punuar në rrugën “Besa” në kryeqytet, një pasagjer i kishte kërkuar 15 euro në huazim.
I dyshuari kishte sulmuar taksistin me thikë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Rasti në Polici është cilësuar si “Sulm dhe vjedhje e shërbimeve”.