I konfiskohet gjysmë kilogrami marihuanë.
Një person ka përfunduar nën prangat e policisë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë, pasditen e djeshme.
Siç mëson media të dyshuarit gjatë kontrollit në trup dhe automjet, i është gjetur dhe konfiskuar 540 gram substancë e dyshuar narkotike e tipit marihuanë.
Ndryshe, rastet e kapjes së personave me narkotikë janë shtuar dukshëm kohëve të fundit anembanë Kosovës.